Parku i freskisë/ Zona 10 hektarë në Korçë mbushet çdo ditë me pushues

Shqipëria

Parku i freskisë/ Zona 10 hektarë në Korçë mbushet çdo ditë me pushues

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:47
Parku i freskisë

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Por për banorët e këtij qyteti klima këtu mbetet mjaft e përshtatshme për të pushuar

Parku rinia është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Janë të shumtë ata të cilët mund të pushojnë në park, të shijojnë gjelbërimin, të pedalojnë ndërsa fëmijët mund të luajnë pa e ndjerë të nxehtin e verës.

“Vij këtu çdo pasdite”, shprehet një banor zone.

“Vij për ajrin e pastër dhe se është freskët. Fëmijët luajnë këtu dhe është shumë mirë”, shprehet një zonjë.

I shtrirë në një sipërfaqe prej 10 ha “Parku Rinia”, në Korçë ofron shumë për të gjitha grupmoshat. Në verë të gjithë mund të çlodhen dhe të shijojnë ajrin e pastër, në vjeshtë kuqëlon nga ngjyrat, në dimër zbardh nga bora ndërsa në pranverë gjethet dhe drurët marrin jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat