Shqipëri, drogë me dron në burgje

Shqipëria

Shqipëri, drogë me dron në burgje

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:04
Shqipëri, drogë me dron në burgje

ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Burimet zyrtare raportojnë se dronit të sekuestruar  iu gjetën të lidhura 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Raportohet se janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.

Si u zbulua droni me drogë?

Në orët e vona të mbrëmjes, në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron, duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës,  të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve  tek pjesa e pasme e burgut në një distancë 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe  bllokuar  një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.V.,  28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje; Xh. K.,  25 vjeç,  banues në Shkodër dhe Xh.L.,   28  vjeç,  banues  në  Bajze ,Malësi e  Madhe, Shkodër.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Lezhë  për veprat penale   “Prodhimi dhe shitje  te narkotikeve”  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat