Protesta, Kryemadhi: Bashkohuni, për treguar se shqiptarët janë zot të vetes - Bota Sot
Protesta, Kryemadhi: Bashkohuni, për treguar se shqiptarët janë zot të vetes

Shqipëria

Protesta, Kryemadhi: Bashkohuni, për treguar se shqiptarët janë zot të vetes

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:00
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen nesër protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo ftesë sipas saj, është për gjitha ata që ndihen të shtypur nga Edi Rama.

Ajo iu kërkoi të rinjve që kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri që të ngrihen për të protestuar.

“Nesër protesta në orën 20.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka rëndësinë e saj, por nuk ka rëndësi politike sesa ka rëndësi për të treguar që shqiptarët më shumë se kurrë, sot kanë vendosur të jenë zot të vetes.

Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës.

Ftohen të gjitha ato biznese të cilat mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta të Edi Ramës, ftohen të gjitha ato biznese që falimentuan për shkak të politikave të Edi Ramës, pra ftohen të gjithë ata që duan një Shqipëri të vërtetë Europiane dhe ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët aspirojnë për të ndërtuar jetën e tyre Europiane në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.

Shqipërinë e ka bekuar Zoti, prandaj të tregojmë që dhe ne jemi një popull i bekuar nga Zoti. Faleminderit, shikohemi të gjithë nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00”, tha Kryemadhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...