Eurostat: 81% e shqiptarëve s'kanë mundësi ekonomike për të përballuar pushimet

Shqipëria

Eurostat: 81% e shqiptarëve s'kanë mundësi ekonomike për të përballuar pushimet

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:43
Foto

Vetëm 20 % e qytetarëve shqiptarë kanë mundësi financiare që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Një anketë e Eurostat tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të pamundësisë krahasuar me vendet e rajonit. Ndërkohë nga të dhënat e Instat rezulton se 44 % e të ardhurave në një familje përdoren për blerje ushqimesh. Vetë qytetarët shprehen se e kanë të pamundur të pushojnë për shumë ditë.

Shqiptarët nuk kanë mundësi financiare që të bëjnë pushime. Të dhënat e Eurostat tregojnë se 81% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur se nuk kanë të ardhura që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

Nëse e krahasojmë këtë të dhënë me vendet e rajonit konstatohet se Shqipëria ka nivelin më të lartë të qytetarëve që nuk u mjaftojnë të ardhurat për të pushuar.

Në Mal të Zi janë 66% e qytetarëve që nuk mund të bëjnë pushime, në Maqedoni 65 % dhe në Serbi 60 %.

Vetë qytetarët ankohen se e të ardhurat që marrin janë shumë të vogla dhe çmimet janë të shtrenjta. Ata kanë gjetur si zgjidhje të pushojnë pak ditë dhe në vende më të lira ndërsa jugu mbetet i paarritshëm.

"Kam planifikuar, por në Durrës"

"Shumë shtrenjtë"

"Jo nuk bëj se nuk kam lekë"

Sipas të dhënave të Instat familjet shqiptare i përdorin 44 % të të ardhurave vetëm për blerjen e ushqimeve çka tregon vështirësitë në përballimin  jetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat