“S’keni parë gjë akoma!” Kush është personi që sulmoi makinën e Lubonjës, me vete kishte një thikë

Shqipëria

“S’keni parë gjë akoma!” Kush është personi që sulmoi makinën e Lubonjës, me vete kishte një thikë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:55
ilustrim

Makina e analistit Fatos Lubonja është sulmuar disa ditë më parë, konkretisht më datë 1 korrik. Sipas policisë së Tiranës, personi që ka thyer me një gurë xhamin e parë të makinës së analistit është identifikuar si shtetasi me inicialet A.H. Personi në fjalë është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar, pasi mësohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë ditës, në prani të disa kalimtarëve, të cilët e kanë ndjekur të gjithë skenën.

Personi ka patur me vete një thikë në momentin kur ka sulmuar makinën e Lubonjës, madje ka përdorur dhe një shprehje të njohur të kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ky i fundit erdhi në pushtet, duke thënë “s’keni parë gjë akoma”.

Gjithashtu mësohet se vetë Lubonja nuk ka bërë një denoncim në polici për A.H, pasi ai është në dijeni se personi në fjalë njihet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Vetë A.H ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.

Por interesant mbetet fakti se një i sëmurë me probleme mendore i referohet retorikës së përdorur nga politikanët, në rastin konkret kryeministrit të vendit i cili jo pak herë ka përdorur terma apo përcaktime fyese në lidhje me gazetarët dhe analistët e Shqipërisë.

Personi qe e ka goditur makinën me gur, ka patur me vete edhe nje thikë. Burimet bëjnë me dije se ai ka bërtitur “s’keni parë gjë akoma”, një shprehje e përdorur nga kryeministri Edi Rama. Mësohet se ky person e ka sulmuar verbalisht Lubonjën edhe ne të shkuarën, por analisti nuk e ka raportuar në polici, duke qenë se autori njihet si person me probleme të shëndetit mendor.  Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.

Mbi rastin në fjalë kanë reaguar këtë të dielë pas publikimit të fotove të makinës së Lubonjës një sërë politikanësh, përfshi këtu edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat