Klevis Balliu: Ja pse opozita ka mbështetje të madhe

Shqipëria

Klevis Balliu: Ja pse opozita ka mbështetje të madhe

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 18:55
Klevis Balliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se KQZ në 30 qershor doli hapur në mbështetje të Partisë Socialiste.

Ai tha se në këtë protestë, opozita ka një mbështetje më të madhe, pasi sipas tij, 85 për qind e shqiptarëve bojkotuan qeverisjen e kryeministrit Edi Rama me 30 qershor.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë nul. Mbështetja e opozitës shtrihet më tej tek qytetarët në shifrën  85 për qind. KQZ ka dalë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste. KQZ veproi si një organ të një grupi të strukturuar, që sot quhet “Rilindja”. Këta bëjnë krime dhe përgjegjësinë ia faturojnë opozitës”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat