Vapa shënon viktimën e parë në Kuçovë

Shqipëria

Vapa shënon viktimën e parë në Kuçovë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 22:26
Foto

Një 77-vjeçar nga Ferma Partizani në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e vapës së padurueshme të kësaj vere në qytetin e Kuçovës.

Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë,disa km larg nga banesa e tij,nga kalimtarët e rastit.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari mbërriti në gjendje të vdekur në spital.

Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës,është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

Sipas mjekëve,kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

Ferit Kuçi,77-vjeç,nga Ferma Partizani në Kuçovë,ka shënuar sot edhe viktimës e parë nga vapa në qarkun e Beratit,ku 3-ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius,ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius,për shkak të puseve të naftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat