PS-ja 120 minuta debat në Kuvend, ç’pritet të ndodhë sot në seancë - Bota Sot
PS-ja 120 minuta debat në Kuvend, ç’pritet të ndodhë sot në seancë

Shqipëria

PS-ja 120 minuta debat në Kuvend, ç’pritet të ndodhë sot në seancë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:28
Edi Rama

Protesta e opozitës eshte thirrur sot në një kohë që Parlamenti do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Por përmes një urdhri, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ndryshoi axhendën e Kuvendit duke spostuar me një orë seancën e ditës së sotme.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet që brenda orës 19:30 të ketë përfunduar.

Partia Socialiste do të zhvillojë sot 120 minuta debat parlamentar në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta.

Pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një komisioni hetimor që do të marrë në shqyrtim 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas të finalizojë me votë shkarkimin e kreut të shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...