Erion Isai bëhet gati për kostumin e kryebashkiakut, por thumbohet keq nga "Kapo Kapllani"

Shqipëria

Erion Isai bëhet gati për kostumin e kryebashkiakut, por thumbohet keq nga "Kapo Kapllani"

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:07
Ilustrim

Erion Isai u zgjodh kryebashkiak i Kolonjës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Dhe për tu angazhuar në detyrën e re, aktori i humorit vendosi të shkëputet nga televizioni.

Isai njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku edhe falënderoi disa nga drejtuesit e projekteve televizive me të cilët ka bashkëpunuar. 

Më listën e ngushtë nuk mungoi edhe aktori i humorit Bes Kallaku, me të cilin Erion Isai veç marrëdhënieve si koleg ka edhe raporte të ngushta miqësore.

Por lista e reduktuar e  falënderimeve siç duket ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e ish kolegëve të Isait.

Aktori Ledio Lako i njohur edhe si ‘Kapo Kapllani’ në Portokalli ka komentuar duke i thënë se në listën e tij duhet të akoma më shumë njerëz për të falënderuar.

Ndërsa i uroi suksese në rrugën e ‘politikanit’.

"Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”poltikanit”. E fillove mbare qe diten e pare,"-shkroi Ledio Lako.

Ndërsa nuk mugon edhe përgjigja e Erion Isait: "Lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat