Kuvendi nis shkarkimin e Metës, ja përbërja e Komisionit Hetimor

Shqipëria

Kuvendi nis shkarkimin e Metës, ja përbërja e Komisionit Hetimor

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:16
Foto nga Komisioni Ligjeve

Kuvendi do të mbajë sot në 17:00 seancë të posaçme plenare. Pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kuvendi pritet të votojë në seancë, ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mazhoranca akuzon Kreun e Shtetit se ka shkelur Kushtetutën me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor. Seanca plenare pritet të mbarojë para nisjes së protestës së opozitës.

Komisioni Hetimor përbëhet nga: 

1-Ulsi Manja, kryetar 
2-Vasilika Hysi, anëtar 
3- Klotilda Ferhati, anëtar 
4-Bashkim Fino, anëtar 
5-Alket Hyseni, anëtar

Nga opozita parlamentare: 

1- Alban Zeneli 
2- Halit Valteri 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat