Meta telefonon Mitsotakis, mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi - Bota Sot
Meta telefonon Mitsotakis, mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Shqipëria

Meta telefonon Mitsotakis, mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:06
Meta telefonon Mitsotakis, mesazh për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i ri i Greqisë.

Meta thotë se i ka uruar suksese Mitsotakisit dhe se shpreson që marrëdhëniet midis dy shteteve do të fuqizohen edhe më shumë.

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë. Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane”, shprehet Meta.

Kyriakos Mitsotakis u shpall dje fitues i zgjedhjeve parlamentare në Greqi dhe do të zëvendësojë Alexis Tsipras në drejtimin e shtetit fqinj./tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...