Kryemadhi gjatë marshimit për te Kryeministria: Rama sot minorancë

Shqipëria

Kryemadhi gjatë marshimit për te Kryeministria: Rama sot minorancë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Protestat nuk do të mbarojnë derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi nuk është tek metodat e protestave. Kjo tregon se Rama është minorancë e minorancës, kemi një varfëri të madhe që ka pllakosur vendin. Nuk janë më protestat e opozitës, duhet të themi protesta e shqiptarëve. Protestat tona janë për ta zgjidhur tranzicionin, shqiptarët u lodhën me këtë shfrytëzim. Këtë reagim popullor kaq të madh ka qenë vetëm kur u ngritën kundër komunizmit. Kemi një Parlament ilegjitim. Nuk është problemi tek 101 deputet, por tek ajo çfarë duan sot shqiptarët. Ata nuk kanë sot hallin e karriges së Presidentit, ata bërtasin sot se duan taksa më të ulëta”, tha ajo.

Kryemadhi tha se kryetarët e bashkive do të vijojnë të kryejnë detyrat derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, por shtoi edhe 13 tetori i dekretuar nga Presidenti Meta ka problematikat e veta.

“Kryetarët e bashkive do të vijojnë punën e tyre deri ditën që do vijë një datë re zgjedhjesh sepse edhe data 13 tetor ka problemet e veta. KQZ është ilegjitime, ekziston në saj të një marrëveshje politike, por është një marrëveshje që nuk mund të dali sipër ligjit. Aman se më ngatërrohen zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi. Ajo që i kemi bërë ne këtij vendi, që i kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur”,tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat