Sali Berisha tregon sesa vite burg do të bëjë Edi Rama

Shqipëria

Sali Berisha tregon sesa vite burg do të bëjë Edi Rama

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në protestën e opozitës tha për gazetarët se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është kryengritja popullore. Berisha tha më tej se Edi Rama për krimet e tij meriton të paktën 37 vite burg

“Rama rrëzohet vetëm me kryengritje. Edi Rama do të ketë si gjykim të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Do të ketë një 37 vjeçar në burg. Prandaj i bën të gjitha këto. Drejtësia e kryengritësve po afron. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë” – tha Berisha.

Ndërsa në një prononcim për Top Channel, Berisha u shpreh se kryengritja do të vazhdojë.

“Kryengritja do vazhdojë , deri në çlirim nga fshirja e narko-shtetit nga faqja e dheut. Ai arriti të rivendos monizmin , do zhbëjë 30 vitet e këtij vendi, në një kohë kur në specializimet e ndërkombëtarëve u tha se dekretet e Presidentit mund të vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga narko-KQZ, narko kolegji i partisë, narko-parlamenti” – tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat