Ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin, Meta jep mesazhin e radhës

Shqipëria

Ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin, Meta jep mesazhin e radhës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 08:57
Meta

Ilir Meta ka publikuar një foto ku shfaqet gjatë momentit të betimit si President. Ky reagim i Metës vjen pas ngritjes së një Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij.

Që me mëngjes Presidenti i vendit Ilir Meta ka dhënë mesazhin e radhës, pasi dje Parlamenti ngriti Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet gjatë momentit të betimit si president i vendit. “PHOTO OF MY LIFE! SHQIPËRIA E PARA! ”, shkruan Meta, teksa poston edhe foton.  Mesa duket presidenti thekson se për të ka rëndësi Shqipëria dhe se marrja e detyrës si president ka qenë një moment i rëndësishëm në jetën e tij. 

Kuvendi miratoi dje ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës

Shkarkimi i  Presidentit Meta:

Komisioni i Ligjeve hartoi një raport dhe ia kaloi Kuvendit. Dje u ngrit Komisioni Hetimor, i cili do të vijojnë hetimet  për punën e Presidentit Meta.  Ndërkohë kanë mbetur edhe 1 hap tjetër. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo procedurë zgjat 3 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat