Meta, vota e shkarkimit në korrik/Komisioni do paraqesë raportin brenda pak ditësh - Bota Sot
Meta, vota e shkarkimit në korrik/Komisioni do paraqesë raportin brenda pak ditësh

Shqipëria

Meta, vota e shkarkimit në korrik/Komisioni do paraqesë raportin brenda pak ditësh

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:32
Ilir Meta

Komisioni i posaçëm Hetimor parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, me gjasë nuk do ta ketë të nevojshme shfrytëzimin e mandatit tre mujor.

Top-Channel nga disa burime, ka mësuar se maxhoranca, është e prirur për ta përmbyllur procedurën e votimit të shkarkimit të presidentit Meta deri në fund të muajt Korrik.

Seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë është e planifikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, data 18 Korrik.

Por ata janë duke planifikuar pasjen e një séance të jashtëzakonshme me 22 Korrik dedikuar pikërisht, votimit të shkarkimit të presidentit pasi të dëgjojë gjetjet e komisionit të posaçëm hetimor.

Votimi për shkarkimin e Presidentit kërkon 94 vota dhe zhvillohet i fshehtë.

Për këtë votim të paprecentë në historinë e Shqipërisë, socialistëve do t’i duhen edhe votat e opozitës se re, një pjesë e mirë e të cilës votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor.

Votimi ngritjes së Komisionit me 101 vota pro, do të thotë se maxhoranca shkon e qetë në seancën e votimit të fshehtë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Megjithëse presidenti Ilir Meta në fund të korrikut mund të marrë statusin si President i shkarkuar nga Parlamenti, vijimi apo jo edhe për dy vite në krye të shtetit do ta vendosë Gjykata Kushtetuese.

Kreu i shtetit Ilir Meta, nuk bëri një koment të gjatë e shtjellues për ngritjen e Komisionit Parlemantar Hetimor, përfshi fjalën e Kryeministrit me doza të forta akuzash, ndaj ish-aleatit Meta, sot President.

I vetmi reagim i presidentit tashmë nën hetim nga Parlamenti ishte kjo foto e momentit të betimit në krye të shtetit shqiptar, dy vitE më parë, me komentin “ Fotoja e Jetës. Shqipëria e Para”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...