Kryeplaku i fshatit tregon shkeljet ligjore më 30 qershor: Ja si komisionerët mbushën kutitë e votimit

Shqipëria

Kryeplaku i fshatit tregon shkeljet ligjore më 30 qershor: Ja si komisionerët mbushën kutitë e votimit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:33
Llambi Thimjo

Banorët e fshatit Vromero të bashkisë së Finiqit kanë denoncuar para gazetës “Telegraf” shkeljet dhe manipulimet e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 në këtë fshat.

Nëpërmjet kryeplakut të fshatit Llambi Thimjo, vëzhguesve Andrea Koka e Thoma Nako si dhe një nga fshatarët Nikolla Koka, zbardhen detaje të manipulimit me listat zgjedhore, hedhjen e fletë-votimit në kuti dhe mospërputhjen e tyre me numrin e votuesve, blerjen e votës si dhe votimin në grup.

-Zoti Kryetar çfarë ka ndodhur në fshatin Vromero të bashkisë së Finiqit, në datën 30 Qershor?

–  Kanë ndodhur shkelje të rënda, kam ardhur që në orën 06.45 dhe është hapur kutia e votimit pa qenë asnjë vëzhgues brenda. U dhashë listën e votuesve të dy vëzhguesve dhe u thashë, që shënoni kush vjen për të votuar. Për një orë më merr telefon nja nga vëzhguesit, Nakua dhe më thotë, se kryetari i komisionit e kapin nga duart dhe i thonë dil përjashta. I thashë, mos bëj fjalë, dil përjashta dhe shiko kush vjen e voton. Dhe mbajtën shënim nga jashtë se kush erdhi në votim. Dhe në fund të numërimit të votimeve të dy vëzhguesit i nxjerrin përjashta. Nga vëzhguesit tanë, qe shënuar kush erdhi dhe votoi dhe në fund 26 vota janë të tepërta, u hodhën pa ardhë votuesit.

– A ka patur shkelje të procedurës së votimit gjatë ditës në 30 qershor?

– Kanë futur njerëz nga 2-3 veta

– Janë paguar para që të vijnë e të votojnë?

-Po, 200 për qind. U kanë thënë njerëzve nga Patra, hajde me një makinë, merr 4 veta dhe ti japim ne paratë që të vish e të votosh.

– Vëzhgues cilët ishin këtu?

-Thoma Nako dhe Andrea Koka

– Pyesim vëzhguesit: Ju çfarë vutë re në datën 30 qershor?

– Sekretari i Komisionit hodhi njëherë me gruan dhe pastaj vajti të hidhte votën në kutinë e votimit për herë të dytë. E kapa dhe i thashë: çfarë bën? Më kundërshtoi dhe votoi së bashku me gruan për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat