Hazizaj: Nuk ekziston mundësia ligjore të krijohet Gjykata Kushtetuese

Shqipëria

Hazizaj: Nuk ekziston mundësia ligjore të krijohet Gjykata Kushtetuese

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:33
Sokol Hazizaj

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijohet, sepse 3 institucionet që duhet të propozojnë nga 3 anëtarë janë në ngërç.

Sokol Hazizaj: Nuk ekziston asnjë lloj mundësie ligjore dhe kushtetuese të krijohet Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese parashikohet prej 9 anëtarësh. 3 nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, që vijnë nga KLGJ. Ne nuk kemi Gjykatë të Lartë. Ne jemi duke shkarkuar Presidentin dhe Kuvendi nuk funksionon. Me çfarë do të krijohet Gjykata Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat