Arion Sulo: Zhvillimet politike, të lidhura me rezultatet e SPAK në vjeshtë dhe dimër

Shqipëria

Arion Sulo: Zhvillimet politike, të lidhura me rezultatet e SPAK në vjeshtë dhe dimër

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 23:52
Arion Sulo

Analisti, Arion Sulo, i sheh të gjitha zhvillimet politike të lidhura  me rezultatet që do të japë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit gjatë vjeshtës së ardhshme.

I ftuar në RTV Ora, Sulo thotë se në varësi të tyre do të jetë dhe përgjigjja e politikës.

Sulo: Gjithë zhvillimet politike i shikoj të lidhura me reformën në drejtësi dhe provën e saj këtë vjeshtë dhe këtë dimër. Reforma në drejtësi ka qëllimin e mirë që të pastrojë sistemin e drejtësisë që nuk do të jetë më i lidhur me sistemin politik, por kontrollori i tij. Por reforma në drejtësi ka dritëhijet e veta. E kanë kaluar njerëz që kanë pasur të njëjtën mangësi në deklarimin e pasurive me të tjerët që nuk e kanë kaluar. 

Gjykata e Strasburgut mund ta vonojë dhe fusë në kolaps gjithë sistemin. Dritëhije tjetër dhe provë që flet shumë se reforma në drejtësi nuk është më e kulluar është se KLP ka marrë vendim për prokurorin që është bashkëshort i Felaj dhe 2-3 vendime të tjera. Prova për paanësinë e reformës në drejtësi do të jetë zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm dhe fillimi i punës së SPAK në shtator.Ndërkombëtarët kanë sakrifikuar nga demokracia jonë, i kanë hyrë në hak opozitës me zhvillimin e votimeve të 30 qershorit që reforma në drejtësi të mos preket.

Opozita dhe shqiptarët i dëgjuam, por patëm votime dhe jo zgjedhje. Kemi sot kryetarë bashkie me 6 apo 15%, që është e pangjashme. Ashtu si do të jenë rezultatet e SPAK në shtator-dhjetor ashtu do të jetë dhe përgjigjja e politikës.Nëse del ajo që thuhet jashtë studiove se SPAK apo reforma në drejtësi do të godasë vetëm në njërin krah kjo është një gjë e padrejtë, për të cilën shqiptarët, opozita ka plotësisht të drejtë dhe është e legjitimuar të kundërveprojë.

Sulo është besimplotë se do të ketë hetime për zyrtarë të nivele të larta të politikës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat