Kryemadhi: Metën duan ta arrestojnë që kur nisi betejën për Kosovën

Shqipëria

Kryemadhi: Metën duan ta arrestojnë që kur nisi betejën për Kosovën

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:08
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se nuk kishte frikë fare për një arrestim të mundshëm të presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi deklaroi se që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë.

“Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vite që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shënjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose evropiane, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë. Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër”, deklaroi Kryemadhi në Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat