Meta takon Pendarovskin: Të bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave

Shqipëria

Meta takon Pendarovskin: Të bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:34
Ilir Meta ka takuar homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski.

“Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, tha Meta.

Kreu i shtetit shqiptar nuk ka lënë pa përmendur edhe krizën në vendin e tij.

“Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”, vijoi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat