Kryemadhi takon Glover, i paraqet dosjen me shkeljet e 30 qershorit

Shqipëria

Kryemadhi takon Glover, i paraqet dosjen me shkeljet e 30 qershorit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:51
Audrey Glover

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar me shefen e misionit të  OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Kryemadhi do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet e 30 qershorit, që opozita iu quan moniste.

Glover u takua dje edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, i cili i ka parashtruar ambasadores të gjitha gjetjet e saj për manipulimin e votimeve për 61 kryebashkiakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat