Aksidentohet makina e ambasadës ruse

Shqipëria

Aksidentohet makina e ambasadës ruse

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 18:11
Foto

Makina e ambasadës ruse është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se makina e ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz”  dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se i plagosuri është shoferi i mjetit, i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit.

Shkak i aksidentit mësohet se është bërë moti i keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat