Marku në Paris, në konferencën e Rrjetit të Prokurorëve Publikë të BE-së

Shqipëria

Marku në Paris, në konferencën e Rrjetit të Prokurorëve Publikë të BE-së

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:57
Arta Marku me Jean – Claude Marin

Kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit të Francës, Jean – Claude Marin.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës së 10-vjetorit të Rrjetit të Prokurorëve Publikë, ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian, që u zhvillua nga 16-18 maj 2018, në Paris.

Ftesa për Markun u dërgua nga Jean-Claude Marin, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit të Francës dhe kryetar i Rrjetit të Prokurorëve ose institucioneve ekuivalente të Gjykatave Supreme të vendeve të Bashkimit Evropian i quajtur ndryshe “Rrjeti Nadal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat