Shqipëri, KQZ-ja rrëzon ankesat për zgjedhjet, nuk ka prova për manipulime

Shqipëria

Shqipëri, KQZ-ja rrëzon ankesat për zgjedhjet, nuk ka prova për manipulime

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:37
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka rrëzuar 37 kërkesa ankimore të Bindjes Demokratike, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshëm të procesit zgjedhor.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj në seancën, në KQZ, ka kërkuar që të hapen kutitë e votimit në bashkitë ku është kryer ankimim, me pretendim se në kuti ishin me shumë vota se votues.

Ai gjithashtu ka shtuar se në 30 qershor kanë votuar edhe persona që nuk kanë qenë në Shqipëri dhe kjo gjë sipas tij, mund të verifikohet lehtësisht nëpërmjet sistemit TIMS.

Rrëzimin e këtyre ankimimeve, KQZ e ka bërë me argumentin se nuk ka prova. Kreu i KQZ ka propozuar edhe kryerjen e një sondazhi duke hapur disa kuti me përzgjedhje rastësore, gjë që sipas tij, do të rriste kredibilitetin e Komisionit që administroi procesin e 30 qershorit, por ky propozim është rrëzuar me 4 vota kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat