Nata ditë nga shkrepëtimat, tërbohet moti në Dhërmi. Ja ç'po ndodh

Shqipëria

Nata ditë nga shkrepëtimat, tërbohet moti në Dhërmi. Ja ç'po ndodh

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:51
Pamje nga video

Ndryshimi i papritur i motit është shoqëruar me dëme të shumta në disa qytete të vendit.

Kështu në Dhërmi, një prej zonave më të populluara me turistë gjatë sezonit veror, nuk kanë munguar reshjet e shiut por edhe shkreptimat e fuqishme.

Siç shkruan edhe gazetari Armir Shkurti në Facebook: “Nata ditë nga shkrepëtimat”.

Ndërkohë siç shihet edhe në videot live të publikuara prej tij, nuk mungon as shiu i rrëmbyeshëm.

Moti me shtrëngata dhe me reshje shiu nuk ka kursyer as zonën e Velipojës, ku shumë pemë janë rrëzuar dhe si pasojë kanë bllokuar rrugët dytësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat