Po përgatiteshin për të mbjellë kanabis, policia arreston në flagrancë 3 persona

Shqipëria

Po përgatiteshin për të mbjellë kanabis, policia arreston në flagrancë 3 persona

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:38
Foto

Tre persona që po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës.

Në pranga kanë rënë shtetasit: A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë. K.H,  25 vjeç, banues në Tiranë. O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes,  në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek; 1324 kubik (gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa; Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat