Ish-deputeti Bardh Spahia kërkon lirinë në Apel

Shqipëria

Ish-deputeti Bardh Spahia kërkon lirinë në Apel

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:48
Bardh Spahia

Gjykata e Apelit të Shkodrës po zhvillon sot seancën gjyqësore për ish-deputetin, Bardh Spahia.

Ky i fundit i lënë në "arrest shtëpie" nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër lidhur me zjarrin në KZAZ ka apeluar vendimin.

Vetë ish-deputeti nuk është i pranishëm në seancë por përfaqësohet nga avokati Ivi Kaso.

Spahia akuzohet për "Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat