Prokurori i Llallës në KLP për SPAK: Sulmeve u jam përgjigjur me rezultate në punë - Bota Sot
Prokurori i Llallës në KLP për SPAK: Sulmeve u jam përgjigjur me rezultate në punë

Shqipëria

Prokurori i Llallës në KLP për SPAK: Sulmeve u jam përgjigjur me rezultate në punë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 12:38
Adriatik Llalla në KLP për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vijuar edhe sot me intervistimin e kandidatëve për SPAK.

Të parat që dolën para KLP ishin prokuroret Enkeleda Millonai dhe Enkeleda Xhengo. Pas tyre ishte Klodian Braho, prokurori i cili ka hetuar funksionarë të lartë shtetërorë si në rastin e Gjykatës së Apelit ashtu dhe atë të Lartë të dënuar me vendim të formës së prerë.

I pyetur nëse ka qenë i paragjykuar, ai tha se ka pasur raste, por shtoi se rezulatet e punës së tij kanë qenë përgjigjja më e mirë ndaj këtyre sulmeve.

"Nuk kam patur kërcënim me jetë, por presione nga njerëzit e hetuar, rreth paraqitjes së çështjeve në gjykatë".

Klodian Braho po heton ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa më herët ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtim të paligjshëm.

Po sot do të intervistohen edhe Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana. 22 kandidatët që kërkojnë të hyjnë në Prokurorinë e Posaçme që do të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit, ju nënshtrohen pyetjeve që kanë për qëllim të kuptojnë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tyre.

Procesi i intervistave në KLP është parashikuar të mbyllet nesër me kandidatët Dritan Prenci, Ndini Tavani, Maksim Sota dhe Vladimir Mara.

Në mes të javës tjetër, KLP pritet të rendisë dhe të pikëzojë kandidatët për në SPAK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...