E papritur/ Opozita bashkohet me Metën, kërkon 2 palë zgjedhje në datën 13 tetor

Shqipëria

E papritur/ Opozita bashkohet me Metën, kërkon 2 palë zgjedhje në datën 13 tetor

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:36
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka “zbuluar” planin e opozitës në ditët në vijim, lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në muajin tetor.

Tre ditë përpara zgjedhjeve, presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve, datë e cila duket se ka gjetur dakordësi nga opozita, por vetëm kaq. Opozita takohet me presidentin vetëm në një pikë: zgjedhje të tjera, përtej 30 qershorit. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “45 minuta”, Mediu ka deklaruar se vendi po përjeton njëkohësisht 3 kriza të ndryshme, për të cilat përveç evidentimit ka paraqitur edhe zgjidhjen.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme më 13 tetor, në monitorimin e një qeverie tranzitore.

"Ne kemi kriza afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Kriza afatgjatë është kriza kushtetuese. Këtu duhet të fillojmë që të ngremë Shqipërinë shtet. Krizë afatmesme që zgjidhjet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi një parlament qesharak që duhet të largohet.  Duhet të mundësohen zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në tetor në monitorimin e një qeverie kujdestare. Ky proces fars nuk mund të ndikojë në bashkitë e sotme. Duhet të ndalet dhe të bllokohet, për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në muajin tetor”, tha  Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat