Europol zyrtarisht në Shqipëri, Xhafaj: Mundësi e mirë për çeljen e negociatave - Bota Sot
Europol zyrtarisht në Shqipëri, Xhafaj: Mundësi e mirë për çeljen e negociatave

Shqipëria

Europol zyrtarisht në Shqipëri, Xhafaj: Mundësi e mirë për çeljen e negociatave

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:21
Fatmir Xhafaj

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon ku Europol do të ketë një zyrë të tij.  Finalizimi i kësaj pune të gjatë, është përshëndetur edhe nga ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili e konsideron si një lajm tejet pozitiv.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist vlerëson edhe negociatat intensive gjatë vitit të kaluar duke vënë theksin te një sërë operacionesh të përbashkëta.

“Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar. 

Shoqëruar dhe me një sërë operacionesh të përbashkëta shumë të suksesshme, një pjesë e mirë e të cilave të inicuara në mënyrë proaktive nga vetë Policia e Shtetit”, shprehet Xhafaj.

Ndërkohë, ish ministri siguron se ky është një hap më shumë drejt çeljes së negociatave.

“ Kjo zyrë do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një mundësi e mirë për çeljen e negociatave.  Urime ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për këtë arritje pozitive”, nënvizon Xhafaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...