Dëme të mëdha nga stuhia në Shqipëri - Bota Sot
Dëme të mëdha nga stuhia në Shqipëri

Shqipëria

Dëme të mëdha nga stuhia në Shqipëri

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 00:33
Pemë gjigante të rrëzuara, në Orikum 1 i lënduar

Stuhia e mbrëmjes së djeshme ka lënë pa prodhim fermerët në Devoll. Në Baban, reshjet e dendura dhe breshëri kanë dëmtuar të gjitha kulturat. Banorët thonë se gjithçka që kanë shpenzuar, është shkatërruar.

Sipas drejtorisë së bujqësisë në Korçë, dëme ka patur edhe në 12 fshatra të tjerë.

Moti ka shkaktuar probleme në të gjithë jugun e vendit. Në Gjirokastër pati dëmtime të tubacioneve të ujit ndërsa rruga Gjirokastër dhe Kakavijë u bllokua për disa minuta. Rrugët e qytetit të Vlorës u mbuluan nga uji.

Mëngjesin e sotëm, në Orikum një person u lëndua në kokë teksa po largonte materialet e dëmtuara nga stuhia dhe përfundoi në spital.

Dëme pati edhe në Berat ku janë shkulur disa pemë dhe janë dëmtuar automjete.

Moti i keq ka rrëzuar edhe disa pemë gjigante në Velipojë.

Dëme pati edhe në zonën bregdetare ku u dëmtuan shezllonë.

Erërat e forta dëmtuan edhe shtylla të tensionit të lartë e për pasojë disa zona mbetën për orë të tëra pa energji elektrike. Sipas meteorologëve kushtet e motit do të përmirësohen dhe sipas tyre fundjava do të jetë e përshtatshme për plazh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...