Hapja e 11 kutive, Ivi Kaso: Për t'u hedhur hi syve njerëzve - Bota Sot
Hapja e 11 kutive, Ivi Kaso: Për t'u hedhur hi syve njerëzve

Shqipëria

Hapja e 11 kutive, Ivi Kaso: Për t'u hedhur hi syve njerëzve

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 07:43
Ivi Kaso

Këshilltari ligjor i PD, Ivi Kaso thotë se vendimi i KQZ për të hapur 11 kuti votimi në Lezhë bëhet thjesht për t'u hedhur hi syve shqiptarëve. Në një status në Facebook, Kaso thotë se PS në këto qendra ndihet e sigurt se nuk ka pasur manipulim.

Ivi Kaso: Nën shembullin e ndritur të "marifetit" me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s'ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t'i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë "dorëzimi të kontrolluar" është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t'u hedhur hi syve njerëzve!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...