Hapen 11 kuti, KQZ rikonfirmon rezultatin e votave në Bashkinë e Lezhës

Shqipëria

Hapen 11 kuti, KQZ rikonfirmon rezultatin e votave në Bashkinë e Lezhës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, pasi pranoi ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet.

Pas rinumërimit tëvotave në 11 qendrat e votimit, janë rikonfirmuar rezultatet e votave të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes u bë numërimi i votave në secilën kuti për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.

Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat