Një ditë pasi e nxorën jashtë lokalit, deputeti largohet nga komisioni: Kanë bërë mirë ata që kanë ikur

Shqipëria

Një ditë pasi e nxorën jashtë lokalit, deputeti largohet nga komisioni: Kanë bërë mirë ata që kanë ikur

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 12:52
Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe Adriatik Alimadhi

Gjatë debateve këtë të premten në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi ka debatuar me përfaqësuesit e mazhorancës.

Sipas tij opozita e re nuk është njohur me propozimet për rregulloren.

Dhe kërkoi shtyrjen e mbledhjes, por me votat e mazhorancës kërkesa e tij u rrëzua.

Pas kësaj ai braktisi mbledhjen.

Debati:

Alimadhi: Do kërkoja nëse deputetët e opozitës kanë bërë propozime, ne të njiheshim me ato

Hysi: Projekti i ndryshimeve në rregullore është një punë 2 vjeçare

Hysi: I kemi çuar çdo deputeti projektin më shumë se një herë

Alimadhi: Jemi deputetë të rinj, por ju nuk na sillni propozimet e opozitës

Fino: Ka 2 vjet që punohet, një pjesë e mirë e propozimeve janë të Alibeajt. Nuk mund të vijnë deputetët e rinj në mbledhjen e fundit të rregullores te kërkojnë nisjen nga fillimi. Keni 6 muaj që keni ardhur, materialet këtu i keni pasur

Alimadhi: Këtë material nuk e kam pasur, nuk e kuptoj çfarë problemi ka që nuk na vihen në dispozicion

Manja: Miratojmë rregulloren në tërësi, kërkoni propozime të kohës së shkuar. Opozita ka deputetët në seance dhe keni mundësinë të bëni propozime konkrete, nuk keni pse merreni me të shkuarën

Manja: Rrëzohet propozimi, vijojmë me rendin e dites

Alimadhi: Kane bërë mirë ata që janë larguar. Nuk respektohet asnjë propozim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat