Zbardhet takimi i Bashës me strukturat

Shqipëria

Zbardhet takimi i Bashës me strukturat

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:30
Lulzim Basha

Gjatë një takimi me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së, Lulzim Basha tha se situata aktuale politike është komplekse, duke thënë se 85 për qind e shqiptarëve refuzuan të shkojnë në votime në 30 qershor.

“Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të bëjmë takime në çdo degë. Do të merremi me organizimin e partisë”, citohet të jetë shprehur Basha.

Lulzim Basha theksoi se PD-së tashmë i duhet dhënë një dimension i ri. Ai nënvizoi se energjinë refuzuese duhet ta kthejmë në pozitive, duke shpalosur alternativën.

“Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat