Pavarësia e SHBA-së, Ones: Reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara

Shqipëria

Pavarësia e SHBA-së, Ones: Reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:23
Leyla Moses Ones

243 vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u festua edhe në Tiranë në një aktivitet të organizuar nga Ambasada amerikane, me praninë e trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të lartë të shtetit shqiptar.

Duke vlerësuar miqësinë mes vendeve, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane, Leyla Moses Ones vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi, veçanërisht për ngritjen e SPAK-ut dhe BKH.

“Reformat e sektorit të drejtësisë janë duke ecur përpara me organet e pavarura të KLP dhe KLGJ të themeluara dhe duke punuar fort për të ngritur SPAK, BKH dhe gjykatat më të larta. Kemi shtuar përpjekjet për të forcuar median dhe për të ndërtuar shoqërinë civile dhe për të ndihmuar kushtet për një rritje të fortë ekonomike”.

Zyrtarja e Shteteve të Bashkuara shprehu domosdoshmërinë e mbrojtjes së vlerave perëndimore, dhe mbi të gjitha lirinë për të zgjedhur.

“Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim vlerat dhe idealet tona perëndimore. Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lirinë nga korrupsioni, lirinë për të zgjedhur se cilët jemi dhe se çfarë besojmë dhe çfarë themi, lirinë për të krijuar një gjyqësor të pavarur, dhe lirinë për të studiuar, punuar dhe ndjekur lumturinë”.

Ky aktivitet bëri bashkë Presidentin Meta dhe kryeparlamentarin Ruçi të cilët shkëmbyen bisdeda me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat