Basha mbledh Kryesinë dhe grupin: Do t'i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës - Bota Sot
Basha mbledh Kryesinë dhe grupin: Do t'i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës

Shqipëria

Basha mbledh Kryesinë dhe grupin: Do t'i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:25
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha u ka kërkuar strukturave angazhim maksimal.

"Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen" është shprehur ai.

Pas mbledhjes Basha tha se beteja e opozitës për ti dhënë fund qeverisë së korruptuar të Edi Ramës vazhdon.

Basha: Njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukën e gojës, vëmendja jonë drejt ndryshimit të ekonomisë së shqiptarëve. Vota iu takon qytetarëve, do i japim fund qeverisë korruptive të Edi Ramës. Prioriteti ynë është ndryshimi i kësaj qeverie me anë të votë së lirë dhe të ndershme. Nuk jemi në këtë betejë për karriget tona, ato i dorëzuam, jemi këtu për interesin e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...