Lleshaj i përgjigjet PD-së: Policia nuk arreston simpatizantë, por qytetarë që shkelin ligjin

Shqipëria

Lleshaj i përgjigjet PD-së: Policia nuk arreston simpatizantë, por qytetarë që shkelin ligjin

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:32
Sandër Lleshaj

Teksa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, paralajmëroi dje nga Shkodra padi ndaj policisë dhe Ministrisë së Brendshme për arrestim të paligjshëm të simpatizantëve demokratë,  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se policia arreston vetëm qytetarë që shkelin ligjin.

Lleshaj: Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të partive politike. Policia e Shtetit arreston qytetarë që shkelin ligjin.

Lleshaj tha se nuk dijeni të jenë të konsideruar të paligjshme arrestimet nga policia, konkretisht nga Apeli i Shkodrës që lehtësoi masat e sigurisë për të arrestuarit për sulmin në KZAZ numër 3.

Pse është fshehur operacioni i Elbasanit për sekuestrimin e armëve?

Lleshaj: Operacionet e policisë bëhen të fshehta. Rezultatet publikohen. Është mjeshtri e vjetër dhe standarde.

15 qershori ishte afati i fundit për kanabisin, por dje u gjetën bimë kanabisi në Bulqizë dhe jug. Do ketë përgjegjësi?

Lleshaj: 15 qershori ka qenë dita e fundit që i përjashtonte autoritetet nga përgjegjësia. Pas 15 qershorit, çdo bimë që gjendet në territor shoqërohet edhe me përgjegjësi për autoritetet që kanë përgjegjësi për atë zonë dhe kështu do të ndodhë. Të gjitha rastet e konstatimit të kultivimit të bimëve narkotike në territor janë shoqëruar me penalitete të qarta për administratorët lokalë, punonjësit e policisë së shtetit që kanë përgjegjësi.

A ka ndikuar situata politike në një stepje të "Forcës së Ligjit"?

Lleshaj: Forca e Ligjit është intensifikuar në gjithë Shqipërinë. Forca goditëse e policisë së shtetit në luftën ndaj krimit është rritur në mënyrë të ndjeshme. Është konkretizuar me operacionet të rëndësishme në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë që kanë çuar në goditje të rrjeteve ndërkombëtare të krimit, së fundi kemi pasur një rast dhe në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat