Ursula Von der Leyen letër nga PE: Mbështesni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Ursula Von der Leyen letër nga PE: Mbështesni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:04
Ursula von der Leyen

Kandidates për Presidente në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkohet nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE që të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave.

Grupi i dytë më i madh në PE i ka dërguar një letër Ursula von der Leyen, ku u tregojnë agjendën me prioritetet e tyre. Mes prioriteteve janë edhe dy vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan European western Balkans.

Nëse Ursula Von der Leyen bie dakord me prioritetet e S&D, atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.

Gjermania Ursula von der Leyen që të emërohet në detyrën e rëndësishme të Bashkimit Evropian, duhet të marrë mbështetjen e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat