Haxhiu: Kemi nevojë për çlirimin e sistemit politik

Shqipëria

Haxhiu: Kemi nevojë për çlirimin e sistemit politik

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 23:01
Pedagogu Sokol Haxhiu

Pedagogu Sokol Haxhiu i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se populli shqiptar është i tejngopur me këtë lloj politike dhe kontributi më i mirë që mund të bënte kjo klasë do ishte çlirimi i sistemit.  

Sokol Haxhiu: Ka një mbingopje të këtij publiku me këtë lloj politike. Kemi nevojë për alternativa politike, kemi nevojë për një valvul për të çliruar sistemin dhe për të mundësuar alternativat e tjera që të konkurrojnë. Mendoj se ky do ishte një hap i mirë dhe një kontribut ndoshta i fundit i kësaj gjenerate politikanësh.
Kjo krizë politike që filloi e përqendruar në qendër të Tiranës është kthyer tashmë në një krizë institucionale, pushtetesh të ndryshme. Ti shikon policia bashkiake kundra policisë së shtetit. Sheh presidentin në një konflikt të hapur me kryeministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat