PD: Me Ramën, Shqipëria e para për korrupsion, e fundit për mirëqenie

Shqipëria

PD: Me Ramën, Shqipëria e para për korrupsion, e fundit për mirëqenie

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:41
Jorida Tabaku

Partia Demokratike  thotë se me Edi Ramën  kryeministër tashmë Shqipëria faktohet si vendi i parë për korrupsion dhe i fundit për mirëqenien e qytetarëve. Për akuzat, ish-deputetja Jorida Tabaku,  iu referua 3 raporteve ndërkombëtare, ndërsa tha se vendi perceptohet si me i korruptuari në Ballkan.  

Partia Demokratike thotë se tre raporte të njëpasnjëshme, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, FMN dhe i BE-së e kanë cilësuar Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Ballkanit.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat nga selia blu tha se qeveria e ka renditur Shqipërinë të parën për korrupsion dhe të fundit për mirëqenien e qytetarëve.

Tabaku: Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Për PD, sfida e parë është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit.

 Tabaku: Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anuluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anuluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes.

PD thotë se ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin e vjedhjes së votave dhe ai është Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat