Fëmijët të ekspozuar ndaj internetit

Shqipëria

Fëmijët të ekspozuar ndaj internetit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë. Rrjetet sociale po përdoren masivisht prej tyre, duke bërë që ata shpesh të bien pre e ngacmimeve seksuale.

“Unë rri afro 40 % të ditës në internet, luaj dhe komunikoj me shokët. Kam Instagram por nuk më lejnë prindërit që të ndjek të panjohur.

“ Edhe unë rrija shumë në internet,por më është thyer telefoni dhe nuk rri më. Rrija në snapchat, por prindërit ma mbyllën pasi kishin frikë nga personat e panjohur që mund të futeshin”.

Klaudio Pulaha nga Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve thotë se përdorimi masiv i internetit të pakontrolluar nga fëmijët ka bërë që të rriten edhe rastet e abuzive.

“Shqipëri siguria në internet është në nivele mjaft të ulëta. 47 % e të rinjve janë kontaktuar të paktën një herë nga persona më të rritur për të hyrë në diskutime me konatacion seksual. Në qoftëse i referohemi një studimi Ballkanit të dhunës ndaj fëmijëve, rezulton që 12 % e fëmijëve janë dhunuar apo abuzuar seksualisht në familje, shkollë apo ndonjë vend tjetër shoqëror”.

Ky është një shqetësim edhe për prindërit, por kontrolli i prindërve nuk mjafton.

Qendra për mbrojtjen e të drejtave ka propozuar një sërë ndryshimesh në kodin penal që kanë të bëjnë me dhunën dhe abuzimin  seksual, madje duke përfshirë edhe ata online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat