“Nuk është ironi e fatit”, Bardh Spahia rrëfen dënimin politik të të atit në komunizëm dhe arrestimin e tij sot në demokraci

Shqipëria

“Nuk është ironi e fatit”, Bardh Spahia rrëfen dënimin politik të të atit në komunizëm dhe arrestimin e tij sot në demokraci

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:08
Bardh Spahia

Në studion e emisionit ‘Kjo Javë” ish deputeti demokrat Bardh Spahia solli në vëmendje edhe situatën me babain e tij, doktori Ali Spahia, i dënuar për agjitacion e propagandë në vitet e diktaturës.

Spahia tha se ndalimi i tij, të cilën e konsideron gjithashtu politik, nuk është thjesht çështje ironi e fatit.

“ Unë nuk besoj se është thjesht çështje ironi e fatit, unë besoj se është çështje principesh, është çështje e mënyrës të të menduarit, e mënyrës të të mësuarit të përjetimit të gjërave apo reagimit të situatave të caktuara.

Mendoj se është ë natyrshme e çdo intelektuali shqiptar, çdo njeri që e konsideron veten njeri të ndershëm të këtij vendi të tregojë përgjegjshmërinë e vet, përmes vendimeve konkrete për t’i dalë zot këtij vendi, për t’i dalë zot të drejtave të qytetarëve të këtij vendi, dhe mendoj se si në atë kohë edhe sot po e njëjta sakrificë kërkohet, po e njëjta frymë ndikon edhe në veprimet tona.

Unë besoj se nuk është rastësore, është edhe pjesë e rritjes e instruktimit e mësimit për vite të tëra që në vogëli, e ambientit ku rritesh në një farë mënyre, unë ndihem krenar për këtë pjesë. Nuk e konsideroj rastësore, por të mënyrës se si jam rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat