Princ Leka telefonon atdhetarin Fatlum Rushiti: Diskutohet projekti i Shqipërisë Etnike sipas modelit të United Kingdom

Shqipëria

Princ Leka telefonon atdhetarin Fatlum Rushiti: Diskutohet projekti i Shqipërisë Etnike sipas modelit të United Kingdom

Nga: Emin Gaxha Më: 14 korrik 2019 Në ora: 07:17
Princ Leka telefonon atdhetarin Fatlum Rushiti

Princ Leka Zogu II pardje mbrëmë ka telefonuar politologun, diplomatin dhe veprimtarin e njohur të kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti, i cili me sukses e menaxhon Lobin Botëror Shqiptar me seli në Dallas, Texas. Temë e bisedimeve kanë qenë unifikimi i shqiptarëve në një shtet demokratik sipas konceptit të Commonwealth Nations gjegjësisht United Kingdom; hapja e Bankës Botërore Shqiptare për gjithë trevat shqiptare dhe diasporën shqiptare, instalimi i kuadrove shqiptare nga Perëndimi nëpër institucionet e trojeve etnike dhe konvertimi i resurseve natyrore-energjetike-turistike në kapitale gjigande (sipas modelit fiskal ekonomik të Dohas e Dubait) që do ta përforconte në mënyrë rapide ekonominë shqiptare dhe do ta ndalonte përgjithmonë shpërnguljen e popullit nga vatrat e tyre autoktone. Modeli përfshin: Diasporën Shqiptare, Shqipërinë, Dardaninë, Iliridën, Malësinë, Çamërinë, Luginën e Preshevës, Nishin, Toplicën, Sanxhakun, Arbëreshët e Italisë dhe Zarët e Kroacisë. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetës serbe Kurir që e cilëson Fatlum Rushitin si separatist që tenton të destabilizojë Ballkanin nga Amerika nëpërmjet lidhjeve të afërta me familjen Kennedy dhe dinastinë Rockefellers, kurse projektin e etiketon si luftë për territore. Ish-kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka deklaruar që Lobi Botëror Shqiptar i sulmon pamëshirshëm institucionet malazeze me kode të pakapshme amerikane dhe metoda moderne kibernetike me qëllim destabilizim të Malit të Zi dhe aneksimin e Malësisë. 

Truri i projektit mbarëkombëtar, Fatlum Rushiti ka deklaruar për Dallas Morning News që sulmet sllavo-greke nuk e frikësojnë, por i japin vullnet t'i fundos përgjithmonë okupatorët sllavo-grek nga tokat autoktone shqiptare. "I kam bërë të flasin me vetveten. Është humbje kohe të merresh me to. Rruga e shqiptarëve është unifikimi demokratik kombëtar," shprehet shkurt atdhetari i famshëm kërçovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat