Mullinjtë me ujë në Elbasan, ende në punë teknologjia e vjetër

Shqipëria

Mullinjtë me ujë në Elbasan, ende në punë teknologjia e vjetër

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:26
Mullinjtë me ujë në Elbasan

Mullinjtë me ujë po shkojnë drejt zhdukjes pasi një teknologji e tillë flet mbi 100 vite më parë. Por, ka ende fshatra të cilat me mundim vijojnë ta mbajnë gjallë traditën, qoftë edhe për shkak të cilësisë së miellit në një mulli të tillë.

Kamber Blloku në fshatin Dardhë të Librazhdit këtë mulli e ka trashëgimi.

“Ky ka rreth 85 vjet që funksionon. Është bërë që në vitin 1933. E ka pasur gjyshi më parë. Pas gjyshit, e ka pasur vëllai u tij. Unë jam brezi i tretë që punoj. Kam 10 vjet  këtu”, tha pronari i mullirit.

Numërohen me gishta mullinjtë e tillë nëpër fshatra, por besnikë të traditës mbeten ata që e njohin cilësinë. Uji këtu rrjedh nga qindra metra lartësi, në atë që banorët e quajnë Gurra e Zezë, forca e tij ve në lëvizje gurin e mullirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat