“Izolohen” mbetjet në Devoll, Nallbati: Banorët nuk kërcënohen më

Shqipëria

“Izolohen” mbetjet në Devoll, Nallbati: Banorët nuk kërcënohen më

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:42
Devoll

Izolohet pas 15 vitesh “bomba ekologjike” në rrethin e Devollit. Bëhet fjalë për fushën e mbetjeve e cila rrezikonte jetën e mijëra banorëve prej vitesh, ndërsa tashmë është ezauruar falë një projekti i cili ka përfunduar fazën e parë.

Ky fakt bëhet i ditur nga kryebashkiaku i Devollit, Bledjon Nallbati, i cili thekson se është kryer kapsulimi i fushës së mbetjeve me një mebranë gjeotekstile dhe rrjeti i derdhjes së ujrave të ndotura.

Nallbati: Faza e parë e këtij projekti është drejt përfundimit. Besoj duhet të ketë jo më shumë se dy javë punë. Ndërkophë që ne po përgatitemi për fazën e dytë. Vlera e fazës së parë ishte 348 mijë euro, ndërkohë që faza e dytë pritet të shkojë diçka më tepër. Janë duke dalë detajet financiare dhe teknike për vazhdimin e fazës së dytë. 

Nallbati thotë se banorët tashmë nuk kërcënohen nga mbetjet urbane pasi ka nisur depozitimi i tyre në stacionet e transferimit në landfillin e Maliqit.

Nallbati: Pas përfundimit të këtij procesi atje ka më se dy javë që nuk ka më depozitim të mbetjeve sepse ka filluar procesi i depozitimit në stacionet e transferimit për t'u çuar në landfillin e Maliqit.

Fusha e mbetjeve prej vitesh rrezikonte përhapjen e epidemive ndërsa projekti në fjalë pritet të përfundojë në muajin shtator ku vetëm faza e parë  kap vlerën e 348 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat