Vëllezërit përleshen në emision për pronat, goditet edhe Ardit Gjebrea

Shqipëria

Vëllezërit përleshen në emision për pronat, goditet edhe Ardit Gjebrea

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në TV Klan dhe goditjeve mes vëllezërve nuk u ka shpëtuar as moderatori Ardit Gjebrea.

Fatmiri tregoi se si ishte mashtruar nga një firmë ndërtuese në qytetin e Fierit si për hyrjen që kishte blerë me emër të tij, por me paratë e vëllait Petro, ashtu edhe për hyrjen tjetër që kishte blerë vëllai i tyre, Andoni.

 

Ai madje tha se këtë mashtrim Andoni nuk e përballoi dot, duke u sëmurë e fatkeqësisht duke humbur jetën një vit më parë.

Fatmiri: Shkojmë me vëllain atje, me Andonin. Në momentin që ka parë portën e vendosur, mori një ngjyrë nga fytyra. Jo ngjyrë të vdekuri, por një ngjyrë që unë nuk e shikoja dot. Në momentin që zbritëm poshtë, ishte një lloj si të ishte shumë i pirë. E imagjinon? Nga ai moment, pas dy javësh, vëllai, se më dha shkak edhe ky palaçua tani. Do të kërkoj falje, ju kërkoj falje… Nga ai moment që gjeti hyrjen të zënë edhe vëllai tjetër, pas dy javësh filloi dhe po na thoshte jam i këputur, jam i këputur. E çojmë në Greqi, por pasi bëmë shumë gjëra, për mos ta zgjatur, vëllai bën afërsisht një vit që na vdiq, 46 vjeç. Sebep u bë, apartamenti. U bë palaçua, pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj, kushëriri i tij.

Petro: Po ti ça bërë si vëlla?

Ardit Gjebrea: Lëre një moment, do të kërkoja mirëkuptimin një moment, unë e di që ti ke hall. Por nj minutë, duhet të kuptosh emocionin e vëllait tënd.

Petro: E kuptoj shumë mirë unë se lotët e tij janë edhe të mijat, sepse për vëllain e të dyve flasim.

Ardit Gjebrea: E kuptoj, por lëre të mbarojë, të shfryhet, sepse po nuk u shfry, do të të shfryhet ty ai. Sepse për çdo fjalë që thua ti, ai nxehet dhe të vjen. Edhe ti je i emocionuar, sepse po shikoj edhe lot në sytë e tu. E kuptoj që keni një super hall, dhe nëse vëllai juaj ka ndërruar jetë për këtë gjë, nuk do të doja që edhe ju të kishit probleme të tilla shëndeti.

Fatmiri: Kjo që shkaku, që u tregova pak i mefshtë, sepse filloi sëmundja e tij dhe e lamë pak pas dore. Nuk bëhej fjalë për një apartament, por ne jemi mashtruar për dy apartamente. 1 për Andonin, një për Petron.

Por Petro nuk do t’ia dijë e madje e kërcënon të vëllain me jetë nëse nuk ia zgjidh problemin, për të cilin është bërë shkak.

Image

Petro: Në qoftë se ky nuk më zgjidh mua problemin që kam, unë këtë do ta heq nga faqja e dheut. Sepse këtë që më ka bërë ky, s’ta bën as perëndia. Është munduar nga 2009 deri tani në gjykata, dhe nuk ka bërë asgjë.

Fatmiri:  Ti për mua je palaço, je maskara, për mua je vëlla i fëlliqur.

Petro: Maskara je ti zotëri, që ke kaq vjet që sorollatesh andej këndej dhe s’ke bërë asnjë gjë. Ti je shkaku që sot ne jemi këtu.

Fatmiri: Po ke nënën gjallë o…

Petro: Po të vinte keq për nënën që ke gjallë, do t’i kishe përfunduar gjërat shuam më shpejt.

Fatmiri:  Po ça të bëri vëllai ty ore palaço?

Fatmiri përplaset me Petron ndërkohë që goditjeve nuk u shpëton as Ardit Gjebrea.

Petro: Na ke marrë djersën dhe kërkon edhe të na godasësh sot ë?

Ardit Gjebrea: Më gjuajte mua vëlla.

Petro: Ka edhe fytyrë të na godasë me pëllëmbë sot.

Ardit Gjebrea: Një minutë, të bëjmë pak publicitet dhe t’i sqarojmë gjërat se në fund të ditës, nuk kam taksirat unë të ha shpullat e tua vëlla. Ok? Hajeni këtu çuna, qëndroni këtu.

Image

Pas publicitetit Fatmiri tha se lekët janë të Petros dhe “apartamenti është i atij. Nuk bën vaki.”

Ardit Gjebrea: A mund të jap unë një propozim? Apartamenti është ne emër të Fatmirit? A mundet që Fatmiri të heqë dorë dhe t’ia kalojë Petros dhe Petro ta zgjidhë vetë këtë gjë?

Zonja Eni: Jo sepse nuk është hipotekuar apartamenti. Të gjitha detyrimet për vazhdimin e këtij gjykimi i ka Fatmir Metaj.

Zonja Eni në fund premtoi se do ta ndjekë hap pas hapi të gjithë procedurën dhe gjyqet për kthimin e pronës tek i zoti, Petro.

Fatmiri: Do të jemi bashkë, por me atë jo.

Petro: Unë ty nuk dua ta shoh më fytyrën më. More vesh? Me këtë që më ke bërë…

Vëllezërit nuk pranuan që në fund të seancës së ndërmjetësimit t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Por duke qenë se në gjyqe është përfshirë edhe Iliri, personi i cili aktualisht ndodhet në apartamentin e Petros, por që pretendon edhe ai nga ana e tij se është mashtruar nga firma ndërtuese duke u futur në një tjetër hyrje nga ajo që ka blerë, shpresat janë të mëdha që e gjithë çështja të zgjidhet në favor të të dëmtuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat