Anija me flamur shqiptar pëson defekt në det

Shqipëria

Anija me flamur shqiptar pëson defekt në det

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:32
ilustrim

Anija Saranda Expres me flamur shqiptar e cila bën linjën Sarandë-Korfuz ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS rreth orës 16:45 të pasdites.

Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit.

Pranë anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjetër e linjës Sarandë-Korfuz, anija REINA 2 për të asistuar.

Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete, transmetojnë mediet shqiptare.

Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit, të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se nuk ka asnjë dëmtim po problem për pasagjerët e anijes Saranda Expres.

Anija do ti nënshtrohet një kontrolli të rreptë nga inspektorët për shkaqet e defektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat