Banorët e Holtës rrëfejnë tmerrin: Kjo që ndodhi është hera e pare, nuk ka njeri të udhëzojë turistët

Shqipëria

Banorët e Holtës rrëfejnë tmerrin: Kjo që ndodhi është hera e pare, nuk ka njeri të udhëzojë turistët

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:42
Foto

Banorët e Holtës rrëfejnë tmerrin: Kjo që ndodhi është hera e pare, nuk ka njeri të udhëzojë turistët

Banorët e Holtës kanë treguar ngjarjen e sotme brenda kanionit që i mori jetën 25-vjeçares dhe rrezikoi shumë turistë të tjerë.

"Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën... Kjo që ndodhiështë hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne" tha njëri prej tyre për Report Tv.

Ndërsa një tjetër banor theksoi se "Ngjarja ndodhi si pasojë e shirave të menjëhershëm. Turistët u futën por s'e kuptuan rrjedhjen e lumit. U mobilizuan të gjithë, por uji ishte i menjëhershëm dhe vajza nuk shpëtoi. Kjo njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Se kuptoj si nuk e kuptuan njerëzit brenda zhurmën e ujit" tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat