Identifikohet 25-vjeçarja që u mbyt në Kanionin e Holtës, si ndodhi ngjarja

Shqipëria

Identifikohet 25-vjeçarja që u mbyt në Kanionin e Holtës, si ndodhi ngjarja

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 06:59
Desantila Sallaku

Është identifikuar 25-vjeçarja që humbi jetën pasditen e sotme në Kanionet e Holtës në Gramsh.

Bëhet fjalë për shtetasen Desantila Sallaku nga Lushnja, e cila u gjet e pajetë dhe dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.

Ajo ishte në shoqërinë e një grupi turistësh, të cilët janë gjendur në vështirësi si pasojë e prurjeve të shumta të ujit. Vëllai dhe i ati i të ndjerës shpëtuan, ndërsa fatkeqësisht nuk ia doli 25-vjeçarja.

Në momentin që ka nisur vërshimi i rrëmbyeshëm i ujërave nga malet, 25-vjeçarja ka qenë në kanion së bashku me familjen, por edhe 105 persona të tjerë, që kishin ardhur në grupe të ndryshme.

Pjesa më e madhe e turistëve ia dolën të dilnin nga lumi me shpejtësi, ndërsa 7 prej tyre i mori rrjedha e ujit, mes të cilëve edhe katër fëmijë që u shpëtuan.

Policia ka njoftuar se personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit janë gjetur nga Policia dhe Zjarrfikësit. Të gjithë personat e tjerë që janë gjetur nga forcat e policisë janë në gjendje të mirë për jetën. RENEA dhe forcat e kërkim-shpëtimit u përfshinë në operacion.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat